Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat me BE-në, Rama: Administrata shqiptare më ka surprizuar, përfaqësim dinjitoz në Bruksel

13:23 / April 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a7d58b1c b056 4346 a380 c5dd9f677bea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë, më 7 prill, në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Sipas tij, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik, përmes portalit Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive.

“Më vjen mirë që ne hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në sektorin publik”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, platforma për punësimin në sektorin publik do të sjellë“më shumë transparencë për të rekrutuar më të mirët dhe përfshin të gjithë sistemin”.

Kryeministri Rama theksoi gjatë fjalës së tij se procesi i rekrutimit të të rinjve në administratë ka ndihmuar edhe në procesin e negociatave. Ai pranoi se në fillim kishte patur frikë për perceptimin që administrata shqiptare do krijonte në Bruksel, por sipas tij ai është suprizuar nga prezantimi dinjitoz.

“E kam shprehur shumë herë, dakord do arrijmë t’i hapim negociatat por pastaj si do ia bëjmë?! Do e kemi të vështirë dhe o zot na ruaj se çfarë perceptimi do japim tek ata në Bruksel për administratën që kemi dhe ka ndodhur për suprizën e shumëkujt, edhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës e kanë  përfaqësuar shtetin shqiptar me shumë dinjitet dhe kanë fituar besimin e palës tjetër, që është stërvitur me dekada për t’ja nxirë jetën atyre vendeve që janë ulur në atë tryezë për t’u anëtarësuar në BE.

Kur ajo palë arrin të shprehë ato vlerësime atëhere vërtet ne kemi arsye të jemi shumë besimplotë që kemi mundësi të ndërtojmë në Shqipëri një administratë dinjitozë dhe të standardeve europiane.”, tha Rama duke shtuar se është pikërisht falë kësaj administrate gjithçka është arritur deri më tani.

Gjatë këtij aktiviteti, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni tha se synimi i krijimit të këtij mekanizmi është “të sigurojmë kapacitet njerëzore për të përballuar sfidat kryesore”, mes të cilave ajo theksoi procesin e integrimit në BE.

Pirdeni tha se iniciativa që po prezantohet sot vjen në vazhdën për të forcuar administratën. Sipas saj, ka 20-21 kandidatë për çdo pozicion pune në administratë dhe një moshë mesatare 40 vjeç, më e reja në rajon.

Po ashtu, Pirdeni tha se platforma e re “krijon shumë më tepër mundësi të planifikojmë strategjikisht të gjitha burimet tona njerëzore”, ndërsa bëri me dije se së shpejti do nisë një tur për punësimin edhe nëpër universitete. Ajo tha: “Do vijmë  ne te studentët!”

administrata BE negociatat Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.