Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat/ Zbulohen detaje nga takimi i ministrave të BE, çfarë pritet të vendoset nesër për Shqipërinë

17:17 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bëhet me dije se nesër nuk pritet të merret vendim gjatë takimit të ministrave të çështjeve evropiane mbi kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kjo pasi aktualisht nuk ka sinjale nga Bullgaria dhe as nga Maqedonia e Veriut lidhur me një ndryshim të qëndrimit të tyre mbi marrëveshjen e fqinjësisë.

Për kuadrin negociues për Shqipërinë nuk ka kundërshtime. Unanimiteti nuk është i mundur të arrihet, duke qenë se Bullgaria kërkon që të përfshijë në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut një udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjes historike dhe të gjuhës gjatë negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Burimet diplomatike evropiane kanë sqaruar, se Ministrat e çeshtjeve evropiane mblidhen nesër në video-konferencë, gjë që e bën shumë të vështirë marrjen e një vendimi nesër.

Nëse do ketë ndryshim të qëndrimeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendimi për kuadrin negociues me të dyja vendet mund të merret përmes procedurës me shkrim.

Por, deri tani, sipas burimeve diplomatike, ka pak gjasa që kjo të ndodhë para fundit të vitit.

“Nuk pritet të këtë një diskutim të gjatë mbi kushtëzimin për Shqipërinë. Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mblidhet vetëm kur të jenë përmbushur kushtet . Kjo bën të kuptohet, se drafti i konkluzioneve për Shqiperinë mund të mbetet në formën e kushtëzimit me dy kushte lidhur me funksionimin e plote të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe ndryshimin e ligjit për mediat, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.”, shprehen burime diplomatike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.