Në Francë kampionati i futbollit ka përfunduar pasi qeveria atje vendosi të mos e vazhdonte sezonin si pasojë e koronavirusit. Mirëpo, për të thyer heshtjen nga Franca, ka menduar Nejmar. Sulmuesi i PSG ka përfunduar në lupën e revistave rozë teksa po përflitet për një lidhje me të fejuarën e ish-shokut të skuadrës, Kevin Trap.
E fejuara e Trap është modele dhe gjithashtu është një nga shoqet më të mira të dashurës së Nejmar. Ndaj, lajmi ka qenë një bombë e vërtetë që mund të trazojë shumë ujërat brenda ekipit parisien pasi do të ishte një gjest i ulët nga ana e brazilianit.
Kështu, nëse nuk flitet për futboll, Nejmar ka gjetur si të mbushë këtë hapësirë dhe tashmë me shumë mundësi do t’i duhet të sqarojë të vërtetën pasi akuzat janë të rënda.
