Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nën ‘ethet’ e garës: Ja sa studentë do të pranojë Universiteti i Tiranës!

12:51 / August 15, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fakulteti i Histori Filologjisë 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konkurrimi për transferimin e studimeve, ndjekjen e programeve të dyta të studimit, si dhe për kuotat e miratuara për kandidatët nga trojet, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët në programet e studimit të 6 fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Tiranës pritet të nisin përgjatë muajit shtator. Konkurrimi për këto kuota do të zhvillohet me anë të dosjes, ku çdo kandidat sipas afateve të përcaktuara duhet të dorëzojë pranë sekretarive të fakulteteve dosjen me dokumentet e duhura.

Sa i takon këtyre kategorive, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka vendosur më herët që në total për pranimet e vitit të ri akademik 2020-2021 për këto kategori do të pranohen në të gjitha programet e studimit 691 kandidatë.

Referuar kuotave të miratuara, të drejtën e transferimit të studimeve nga këtë universitet do të mund ta gëzojnë 194 kandidatë. Ndërsa në programet e dyta të studimit do të pranohen 83 kandidatë. Për shqiptarët nga trojet janë aprovuar 228 kuota pranimi. Në radhët e studentëve me aftësi të kufizuara, jetimëve, si dhe romëve do të pranohen në Universitetin e Tiranës 141 studentë në ciklin e parë të pranimeve “Bachelor”, teksa 45 kuota do të jenë në dispozicion të kandidatëve studentë shtetas të huaj. Ndarjen e plotë të kuotave për secilën kategori në të gjitha programet e studimit të fakulteteve të UT-së e gjeni të detajuar në tabelat në vijim të shkrimit.

Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

Aplikimi për program të dytë studimi, apo transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë, ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj të ndjekur nga kandidati në një universitetet publik, apo privat, vendas ose të huaj, por që plotëson kushtin e akreditimit të programit përkatës të studimit. Gjithashtu në udhëzim saktësohet se nuk mund të kryhen transferime studimesh nga një nivel cikli studimesh të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve në një tjetër. Në këtë kuadër nuk mund të kryhen transferime studimesh nga programet 2-vjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë “Bachelor”, dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”.

Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve në dosjen e dokumenteve të kërkuara për aplikim duhet të paraqesin, kërkesën drejtuar universitetit për programin e studimit, në të cilën do të transferojnë studimet (si dhe formularin e aplikimit të plotësuar). planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse, vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur. Studentët që transferojnë studimet nga një institucion i huaj drejt vendit tonë duhet të dorëzojnë edhe planin e plotë të programit të studimit të përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, të cilat duhet që t’i dorëzojnë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të njehsuara me origjinalin. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011 duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme.

Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore, apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikate të dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Në dosje duhet të përfshini edhe fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë), dy fotografi personale, si dhe kopje të mandatit të pagesës për faturën e aplikimit, shuma e të cilës përcaktohet nga universitetet.

1 kuotat 1024x729 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.