Dhe pse kaloi me sukses vetingun në polici Artan Shkëmbi, kreu i OFL-së është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Në fakt mbi tavolinën e Veliut kishte ardhur një shkresë nga SPAK, pasi Shkëmbi është në hetim për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.
