Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nën hetim për drogë dhe lidhje me Ndrangheta, arrestohen dy shqiptarë në Itali

10:52 / August 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë, 24 dhe 29 vjeç, për tregti dhe zotërim droge në fshatin Limito. Operacioni blic u zhvillua në një apartament në rrugën Siracusa.

Policia italiane, me koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Milanos, nisi një operacion të madh. Kontrolle u bënë edhe në Vignate dhe Peschiera Borromeo kundër gjashtë personave që hetuesit besojnë se janë organizatorët e trafikut me qendër në Pioltello.

Një hetim i nisur shumë përpara dhjetorit 2022 çoi në një sërë arrestimesh për organizatë kriminale të tipit mafioz pikërisht në ambientet e ‘Ndrina. Më pas një burrë i lidhur me Cosa Nostra nga Enna u arrestua dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar edhe në zgjedhjet në komunë, po fatmirësisht pa sukses.

Dhe pikërisht për këtë ka ndodhur një tentativë vrasjeje më 16 nëntor 2019 në një lokal në via Palermo, njëqind metra nga banesa e pushtuar nga dy shqiptarët e përfunduar tashmë në pranga, ku u plagos Damiano Maiolo, vëllai i bosit.

Dhe tani pas gati katër vitesh, policia është kthyer në fshatin Limito.

Agjentët janë shfaqur para derës së dy shqiptarëve me qen nuhatës. Ata përmbysën shtëpinë centimetër pas centimetri, duke zbuluar 10 mijë e 500 euro cash, të ardhurat e disa ditëve të aktivitetit dhe 130 gramë kokainë, gati për t’u ndarë dhe paketuar në doza.

Në shtëpi, natyrisht, kishte edhe gjithçka që duhej për të përgatitur drogën që do t’u kalonin klientëve. Në sirtarë, edhe material me origjinë të paqartë. Në veçanti, objekte ari që mund të kenë rezultat i vjedhjes. Për këtë të dy janë denoncuar edhe për mallra të vjedhura.

Njëri prej dy të arrestuarve, 29-vjeçari, kishte edhe një dënim të formës së prerë, të pakryer ende, me 10 muaj e 28 ditë burg. Përsëri për krim të lidhur me drogën.

Peschiera Borromeo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.