Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nëna e denoncoi të humbur, 14-vjeçarja ndiqte live emisionin: Hiqni fotot se do kthehem në shtëpi

20:10 / January 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mitur 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vajza 14 dhe 17-vjeç u gjetën sot pasi ishin larguar nga familja. Ato ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.

Nëna e 14-vjeçares, N.Ç, zbuloi në program live se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në rajonin e policisë së Prrenjasit, një javë më pas.

“Vajza ime është 14 vjeçe. Ajo doli nga shtëpia më datë 6 janar, pasi e mori për kafe shoqja e saj E.Ç, 17 vjeçe. Për të dyja vajzat ne bëmë denoncimin në polici, më datë 12 janar. Ato na thanë se do ktheheshin, por nuk janë kthyer ende. Ditën e enjte fola me vajzën në messenger të facebook-ut dhe më premtoi se do të kthehej, por nuk më përgjigjet më. Një herë më tha se jam në Pogradec dhe një herë thotë se jam në Vlorë. Ajo është larguar disa herë më shoqen e saj E. Ajo e merr gjithnjë me vete kur largohet nga shtëpia, sepse dhunohet nga babai i saj. Xh. ime nuk ka arsye për t’u larguar, pasi ne nuk e kemi penguar kurrë të dalë me shoqet, por të paktën të na thotë ku ndodhet’, u shpreh nëna.

Pasi ’Pa Gjurmë’ shfaqi foton e 14-vjeçares së humbur, një lumë telefonatash mbërritën gjatë transmetimit live, ku tregonin se dy vajzat ishin parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës në qytetet, Durrës, Korçë dhe Pogradec. Nga informacionet e siguruara, ’Pa Gjurmë’ gjeti edhe fotot e 17-vjeçares E.Ç, me të cilën u largua Xh.Ç. Në minutat e fundit të transmetimit live, një zile urgjente njoftoi se të miturat ndodheshin në qytetin e Pogradecit. Ishte sërish N. Ç. ajo që dha këtë lajm për të bijën, ndërsa kjo e fundit pasi kishte ndjekur live emisionin i kërkonte t’i hiqeshin fotot pasi po kthehej pranë familjes.

Xh. ka parë emisionin dhe tha se do të kthehej në shtëpi. Më kërkoi të mos e kërkonin më, sepse ndodhet në Pogradec dhe është nisur për në Prrenjas’’-njoftoi nëna e 14-vjeçares.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.