Një histori e trishtë erdhi sot në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në Report Tv të moderators Odeta Dume. Një nënë që kërcënon me jetë 3 fëmijët e saj, pasi i ka braktisur dhe një gjyshe që me zemër të ngrirë kërkon t’i ruajë nga kjo marrëzi nipërit e saj të sëmurë, dy djemtë binjakë 9 vjeç dhe mbesa 8-vjeçare.
Në kërkim për të marrë kujdestarisë për tre nipërit, pas ndarjes së djalit dy vite më parë, pasi nëna e tre fëmijëve, F.P, është larguar në drejtim të paditur dhe ka kryer veprime monstuoze ndaj tre fëmijëve të saj, Bajame nga studio e ”Pa gjurmë” bën publike dramën e familjes nga Gramshi.
Episode që kalojnë çdo kufi të normales, që kanë si autore një nënë 30-vjecare, e cila ka tentuar të bëjë sjellje të pazakonta ndaj fëmijëve të saj. Që nga tentativa për t’i helmuar, rrëmbyer e deri tek lëndimet fizike, duke tentuar prerjen e organit gjenital të një prej djemve të mitur.
”Pa gjurmë”, merr përsipër të zgjidhë këtë çështje. Sipas avokatit Eduard Mullaraj, duke parë raportin e KEMPIT të babait, por edhe simptomat e nënës, ata janë të pamundur të kujdesen për 3 fëmijët, ligji e lejon që gjyshja të kërkojë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.
Drama
Tre muaj pasi lindi dy binjakët, ajo mbeti sërish shtatzanë.
Nuse dhe vjehrrë jetonin bashkë në një shtëpi, në Gramsh. Pasi lindi dhe vajzën, fëmijën e tretë, 30-vjecarja u bë edhe më shumë agresive, braktiste fëmijët duke u larguar me ditë të tëra nga shtëpia.
Nëna e tre fëmijëve largohej pa adresë, por edhe kur kthehej bëhej edhe më shumë agresive ndaj tyre. Tentativa për të helmuar një nga djemtë, por edhe tentativa për të lënduar fizikisht djalin tjetër, kanë qenë momente dramatike, sidomos për një gjyshe, e cila ishte ajo së cilës i kishte rënë barra për tu kujdesuar për vogëlushët.
“Nusja ikte nga shtëpia, u lidh me dy shoqe, na gënjete. E futën në rrugë të gabuar, nuk pinte ilacet. Doktori mori masa ta shtronim në spital. Unë njoftova familjen ta shoqëronin, se unë do rrija me fëmijët. Ata nuk e shoqëruan, nuk e shtruam më në spital, që arriti të bëjë 2 krime tek fëmijët. Më lajmëroi vëllai dhe kur shkova cuni ishte helmuar. I cova në spital, ndihmën e parë e dhashë vetë në shtëpi. E nxorrën me helmim të rëndë. Djali në atë kohë ka qenë 6 vjec. E kam gjetur djalin në shesh të shtrirë. Nuk u mësua me cfarë ishte helmuar. Nusja në atë kohë ishte në shtëpi. Kur binjakët ishin 5 vjec, më morën se ke djalin shumë rëndë. Një nga djemtë e kisha me vete. Ajo kishte bërë një krim tjetër, duke tentuar t’i priste organin gjenital djalit tjetër. E kontrolluan mjekët, e mjekuan. Ishte me shenja. Mjekët nuk më vunë në dijeni, doktorri e mjekoi. E vura në dijeni dhe policinë. Ajo largohej shpesh nga shtëpia, shkonte në polici dhe u thoshte më kanë përzënë. Ishte e papërgjegjshme. I bëmë letrat për shtrim, lajmërova motrat, por askush nuk e shoqëroi”, tregon gjyshja.
Dhe sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, kulmi arriti pak vite më parë, kur nëna e tre fëmijëve doli atë mëngjes për tu kthyer në banesë nën shoqërinë e një personi të panjohur nga Elbasani, me një makinë, në tentativë për të rrëmbyer vajzën e saj, asokohe 6-vjeçare.
Fati e desh që në shtëpi të mbërrinte vehrra, që prishi dhe planin e pazakontë të një nëne që kërkonte të rrëmbejë fëmijën e saj.
Pasojat e gjithë këtyre episodeve të pazakonta i vuajnë sot tre fëmijët e sëmurë. E mitura 9-vjecare kaloi në depresion dhe sot diagnostikohet me Simtomatikë të çrregullimit pas traumës si dhe çrregullime te kujtesës dhe sjelljes. Ndërsa një nga dy djemtë binjakë vuan nga Epilepsia parciale.
