Sikundër u premtua live nga studio e ’’Pa gjurmë’’, Bashkia Rrogozhinë e njohur mirë edhe me probematikën e thellë të dy vëllezërve, të mbetur vetëm solli materialet e para për nisjen e ndërtimit të një banese të re, të sigurt që Florenci dhe Frederiku të mos kishin më frikën e shembjes. Në rrugicën e ngushtë që të shpie në banesën e rrënuar të familjes Lecini, punimet u ndoqët nga afër edhe nga stafi i ’’Pa gjurmë’’, për të shkuar deri në fund të një premtimi që duhej mbajtur.
’’Pa gjurmë’’ solli këtë mbrëmje një histori suksesi. 2 vëllezër që jetonin në kufijtë e mbijetesë tashmë kanë një shtëpi të re. Dy minorenët nga fshati Luz i Madh i Rrogozhinës. Falë mbështetjes, pas apelit bërë në ’’Pa gjurmë’’ për dy fëmijët e familjes Lecini, që jetonin në kufijtë e mbijetesës Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës mori përsipër ngritjen ne këmbë të një shtëpi me kushtet optimale për të jetuar. Haxhi Memolla premtoi live nga studio e ‘Pa gjurmë’ se do të ishte ai që do të kujdesej personalisht për këtë rast.
Ende pa mbushur 24 orë, të parët që mbërritën në fshatin ku jetojnë dy djemtë e familjes Lecini ishte një fondacion ndihmash. Makina e këtij fondacioni udhëtoi drejt fshatit Luz i madh të Rrogozhinës, për t’i ofruar fillimisht ndihma në ushqime, nevoja e parë jetike që kishin dy vëllezërit.
Sikundër u premtua live nga studio e ’’Pa gjurmë’’, Bashkia Rrogozhinë e njohur mirë edhe me probematikën e thellë të dy vëllezërve, të mbetur vetëm solli materialet e para për nisjen e ndërtimit të një banese të re, të sigurt që Florenci dhe Frederiku të mos kishin më frikën e shembjes. Në rrugicën e ngushtë që të shpie në banesën e rrënuar të familjes Lecini, punimet u ndoqët nga afër edhe nga stafi i ’’Pa gjurmë’’, për të shkuar deri në fund të një premtimi që duhej mbajtur. Cdo ditë punohej me intensitet që shtëpia të bëhej e banueshme, pa mbërritur ende shirat dhe pa ardhur ende i ftohti.
Në pak ditë shtëpia ndryshoi plotësisht. Punimet zgjatën në më pak se një muaj, në kohë rekord, duke ngjallur shpresat e humbura Florenci dhe Frederiku, të cilët thuajse e kishin harruar tashmë kasollen e dikurshme. Një realitet tjetër tashmë që do t’i ndryshonte ditët e zymta dhe trishtimin pafund.
Dy ditë më parë në fshat do të kthehej sërish fondacioni, kësaj herë me mobilimin e plotë të shtëpisë, që do të transformonte përfundimisht imazhin e kasolles pa dritë.
Bashkë, në këtë nismë, që nisi më datë 17 shtator kur vendosëm të ndanim me ju këtë histori, që na preku të gjithëve kërkuam një shpresë, në apelin për ndihmë.
Sot,
një muaj më pas kjo ëndërr duket një tjetër realitet për këta djem, që jetojnë
në këtë fshat të vogël në Luz të Madh të Rrogozhinës.
Ndërkë në emisionin Pa Gjurmë dy fëmijët kanë falenderuar dretjuesit e
emisionit si dhe kanë thënë se tashmë janë të lumtur.
“Ka dy ditë që jemi në shtëpinë e re. Njerëzit e babait nuk kanë ardhur
tonët po. Nuk e di nëse dua ta takoj babain. As nënën nuk e kemi të mundur ta
takojmë.”
Gazetari i Report Tv ka thënë se fëmijët e kanë një banesë por nuk ka kush ti
drejtojë, as baba as nënë.
“Duhet dikush që ti ndihmojë. Di që djali i madh ka refuzuar të shkojë te
babai për të takuar. E mirëkuptojë se është 16 vjeç. Kur kam shkuar në shtëpinë
të gjithë fqinjët na e tregonin. Tek nëna dhe babai, janë prindërit biologjik.
Ndoshta do të bashkohet kjo familje. Kjo do të ishte më e mira edhe duke u
tërhequr disa hapa mbrapa”
Nga ana tjetër krybashkiaku i Rrogozhinës ka thënë se në ndërtimin e kësaj
banese kanë ndihmuar disa persona.
“Nuk ishte vetëm kjo. Ka qenë edhe Arben Ahmetaj që na ka ndihmuar.
Sponsor ka qenë edhe një firmë. Do mblidhet këshilli Bashkiak dhe do të kenë
një pagesë mujore për ushqime. ” ka thënë kryetari i bashkisë së
Rrogozhinës.
