Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nëna ime donte që të merresha me art”! Greg Rama flet për ndikimin e prindërve në formimin e tij

18:22 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i kryeministrit Edi Rama dhe aktores së njohur Matilda Makoçi ka rrëfyer ndikimin që kanë pasur prindërit e tij në formimin e karrierës së tij artistike.

Në një intervistë për “Report tv”, Greg Rama foli për instiktin e nënës së tij për ta nxitur të merret me art, që doli të jetë i vërtetë, pasi ai është tashmë pjesë e artit figurativ.

“Të kesh dy prindër artistë është dhe nuk është shumë e vështirë. Por, unë mendoj se jam me fat për të dy, pasi kanë ndikuar që të merrem me këtë punë. Që i vogël ime më donte që të merresha me art, edhe pse unë s’mendoja kështu. Por ja ku jemi edhe mesa duket ka dalë instinkti i nënës”, rrëfen Gregu.

Greg Rama çeli ekspozitën “Ex Nihilo” në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, që është frymëzuar nga rëndësia e  përditshmërisë, detajeve të thjeshta që shpesh, qëllimisht ose jo, zhvlerësohen.

 “Kjo ekspozitë ka lindur nga asgjëja. Ideja ishte për t’i dhënë kuptim diçkaje që në dukje është shumë e vogël dhe e parëndësishme, por pas një reflektimi kupton se të gjitha gjërat e vogla në dukje, gëzojnë një rëndësi të veçantë për ne, për vetëdijen tonë edhe për mënyrën se si ne e shikojmë botën edhe jetën”, shpjegon Greg Rama.

Greg Rama ndikimin e prindërve tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.