Një rast tepër i rrallë i një nëse surrogate që mban në mitër fëmijën e vajzës së saj u trajtua mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.

Për të gjithë ju që nuk e kuptoni, nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo ta lindë.

Në rastin e fundit, vajza në pamundësi për të lindur fëmijë, pas kishte mbetur pa mitër pas një aborti të dytë, do të ketë mundësinë që të bëhet nënë pasi mamaja e saj 51-vjeçare mban në mitër fëmijët e saj.

Rasti është kryer përmes fertilizimit InVitro, veza dhe sperma e vajzës dhe bashkëshortit të saj, futet në nënën zëvendësuese, që do të thotë se fëmija nuk do të lidhet me zëvendësuesin nga ana gjenetike por me prindërit.

Vetë nëna e cila sakrifikoi shëndetin në një moshë të madhe për të mbajtur në mitrën e saj, fëmijën e fëmijës, tregon se vendimin e mori kur pa se vajza e saj nuk kishte asnjë shpresë tjetër.

“ë kur hoqi mitrën që nuk kishte shpresë për një fëmijë, truri im vetëm atë gjë rrotullonte. E pashë që zgjidhje nuk kishte tjetër, mosha po më ikte, unë jam 51 vjeç, vajza 28” , shprehet ajo.

Por a është e ligjshme surrogacia në Shqipëri?

Deri më tani nuk ka një ligj që e ndalon surrogacinë, pasi ligji i fundit i bërë në vitin 2002, ligji për shëndetin riprodhues në vetvete parashikon si një nga 3 format e riprodhimit, birësimin dhe surrogacinë.

Pra surrogacia rregullohet nëpërmjet akteve normative të birësimit, në këtë rast, nëse nëna lind fëmijën e vajzës së saj, ajo do e regjistrojë fillimisht në emrin e saj, dhe më pas përmes një akti noterial, ia kalon në formë birësimi vajzës së saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here