Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nëna u zhduk në një klub nate,e bija: I dërgoj sms çdo natë,ajo rri online në…

19:21 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 19 maj 2022, Konxhe Ramazani ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa.

Pas divorcit prej 10 vitesh, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit.

Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 34-vjeçares. Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes.

Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 34-vjeçares, i cili ka dëshmuar se mbrëmjen e datës 19 maj ajo ishte paraqitur në punë atë natë dhe mëngjesin e 20 majit ishte larguar, por në shtëpi nuk u kthye më.

Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit. Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 34-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.