Mijëra nëna në Britani po shesin në rrjetin social Facebook qumësht gjiri, në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë nënave të cilët nuk kanë mundësi të ushqejnë vetë foshnjat e tyre, por sigurisht edhe për të përfituar para.
Por ekspertët kanë paralajmëruar se kjo është shumë e rrezikshme dhe i ekspozon fëmijët ndaj viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme, madje dhe ato vdekjeprurëse si hepatiti apo HIV.
Ana e errët e kësaj tregtie në internet është se nuk ka ligj që i parandalon këto shitje dhe blerje. Alarmi është ngritur dhe prindërit duket se kanë nisur të jenë më të kujdesshëm, ndërsa nga ana tjetër edhe autoritetet po hartojnë një plan për të marrë masa, pasi nëse kjo vazhdon, rreziku që u kanoset fëmijëve është i madh.