Nënë e bijë, të cilat i vetëflijuan në emër të besimit që kishin janë përcjellë sot për në banesën e fundit në Përmet.
Zhaneta, 56 vjeç dhe Anisa 40-vjeçe u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre në Kombinat, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik..
Anisën e kanë veshur me fustan të bardhë për t’i dhënë lamtumirën ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta e cila është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi, është shtruar në psikiatri.
Ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës.