Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nënën ia trafikuan fierakët, mbajta të miturën kundrejt parave “, rrëfehet pas 20 vitesh gruaja nga Fieri

19:56 / June 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 96 1655227343
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20 vite nga zhdukja e Klementina Çekiçit nga Pogradeci vjen për herë të parë dëshmia tronditëse.

40-vjeçarja u zhduk bashkë me të bijën 2-vjeçare shkurtin e vitit 2002, duke lënë pas dhe një tjetër vajzë të mitur. Një vit pas kësaj ngjarje, kur shpresat për nënë e bijë ishin shuar, policia gjen vogëlushen në një banesë të qytetit të Fierit, ku jetonte një zonjë me emrin Antoneta.

Kjo e fundit, në intervistën e dhënë për emisionin “Pa Gjurmë”, tregon me detaje, sesi dy persona i lanë në përkujdesje vajzën, kundrejt 10 mijë lekëve në muaj, duke ia dorëzuar në një rrugicë të qytetit të Fierit. Ajo thotë se u kujdes për të miturën, por nuk mësoi dot se ku kishte përfunduar e ëma.

Antoneta: Ka qenë muaji shkurt, në një rrugicë të Fierit e mora. E mora në shtëpi vajzën.
Gazetarja:  Ti i njihje më përpara këta persona?
Antoneta: Jo, unë hekurosja tek shtëpia Viron Tavanxhiu se ishte një periudhë që u privatizuan ndërmarrjet dhe na hoqën nga puna . Nuk e dija fare unë çfarë bënte ai.
Gazetarja:  Çfarë moshe ishte vajza?
Antoneta: 2 vjeçe. E kam mbajtur unë pa e ditur se si ishte muhabeti. Kaluan 5 muaj s’po merrja asnjë lajm.
Gazetarja:  Po gjatë këtyre 5 muajve këto djemtë që ta dorëzuan u shfaqën ndonjëherë?
Antoneta: Një herë ky çuni që ma dha, kurse ky tjetri që e kishte marrë jo. Erdhi policia më mori mua. Denoncimin e bëra unë. Pastaj vajtën tek këta cunat i arrestuan të dy. M’u mor fëmija ndenja dy ditë, ditën e tretë më mbajti policia pastaj vajtën i gjetën shtëpinë, ku e kishin këta në Pretush të Pogradecit. Erdhën e morën fëmijën. 
Gazetarja:  A u dënua për pjesën që kishte marrë vajzën?
Antoneta: Që e mbuloi krimin që ishte bashkëpunëtor. Ai tjetri u dënua me 8 vjet me thënë të drejtën se unë isha pjesë edhe e gjyqit. Unë shkova edhe në gjyq. Biles gjyshi i Megit nga ana e babait mua më ka përqafuar atë ditën e gjyqit dhe tha: ‘Të falenderojmë që na e kishe mbajtur aq mirë atë vajzë sepse sot do të kërkonim dy veta.’ Unë erdha në Tiranë pastaj kishin kërcënuar familjen time, mamanë time sepse kishte dalë nga burgu ky çuni. Për dy vite rresht kemi pasur shumë probleme
Gazetarja: Ata nuk ta përmëndën fare nënën e vajzës, se ku ndodhej?
Antoneta: Jo jo fare, unë se kisha marrë fare fëmijën nëse do ta dija të vërtetën.

’Pa Gjurmë’ në rrugë jozyrtare mundi të zbulojë detaje tronditëse mbi rrëmbimin e bujshëm të 2002, nga dëshmia që dhanë tre trafikantët Ardian Stroni, Dritan Hoxha dhe Viron Tavanxhiu.

Pas arrestimit të tyre, ata janë shprehur se Klementina Çekiçin e kanë rrëmbyer me vajzën në krahë. Atë ditë sipas familjarëve, ajo kishte shkuar në Korçë, që të vizitonte burrin e saj në burg, të ndaluar për vjedhje. Por, pak para se t’i afrohej burgut, sipas dëshmisë së tre të arrestuarve, ata e kanë futur me forcë në një makinë. Pasi e kanë çuar në Fier, e kanë ndarë nga fëmija dhe më pas e kanë trafikuar në Itali…

Ndërsa u njoh me këtë dëshmi tronditëse për të motrën, Marsela Muçaj e shokuar kërkon të zbulohet sa më parë e vërteta për fatin e Klementinës. 

640 0 62a8beb39f575whatsapp image 2022 05 11 at 34053 pm 1655227330

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.