Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënkryetari i PD-së i përgjigjet zyrtarit te CDU-së: ”Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar”

18:58 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për protesta që selia blu pritet të organizojë së shpejti, ashtu siç edhe ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e zhvilluar me krerët e degëve.

“Nuk është diçka që lind si rezultat i dëshirave por domosdoshmërive. Ishte një protestë qytetare para pak kohësh por që përfundoi si mungesë e spinës politike. Sepse qytetarët vetë fillojnë e lënë protestën sepse nuk besojnë më vetë te grupet e njëri-tjetrit. Unë shoh se kur bëhen protesta tentojnë gjithmonë në postulatin e gjithhershëm që politika të rrijë jashtë. Por jo kjo dhe politike jep zgjidhje. Nëse protesta merr ngjyrën e duhur politike, jo të një partie sepse është fronti qytetar që i jep ngjyrim, qeveria i trembet politikës. Nuk i trembet qytetarit”, tha Boçi.

Boçi gjithashtu komentoi deklaratën e bërë nga Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, i cili u shpreh se Gjermania nuk do të mbështesë një person non-grata në politikë, ashtu si edhe aleatja e saj SHBA.

“Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne”, u shpreh ai.

“Situata ka vështirësitë e veta dhe jemi të ndërgjegjshëm por nuk mund të përdoret për të mbajtur qëndrime fraktare ndaj një formacioni politik që mbështetet nga mbi 600 mijë shqiptarë. Kjo deklaratë as nuk shton dhe as pakëson ndonjë gjë nga shpallja që thamë pak më parë. Është një lloj eko e asaj. Por raportet janë raporte korrekte të partive politike që bëjnë pjesë në një familje. Që ka hezitime ka sepse marrëdhëniet me CDU-në të tilla kanë qenë. Deklarata të tilla CDU-ja nuk i jep sot por edhe në momentin e dorëzimit të mandateve ishte kritikuese për veprimin atashues të PD nën drejtimin e zotit Basha. Ato janë goditëse dhe nxitëse në kuptimin politik. Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne” – tha Boçi ndër të tjera.

Berisha luciano boci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.