Në Peshkopi u nënshkrua marrëveshja për krijimin e dy shoqërive të reja të Ujësjellës-Kanalizimeve, Dibër dhe Kukës, në kuadër të reformës së ndërmarrë nga qeveria në sektorin e ujit.
Është ministrja Balluku ajo që ka shpërndarë fotot teksa thotë se reforma e re do të rrisë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve.
“ Faleminderit kryebashkiakëve të këtyre dy qarqeve për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar ndaj këtij procesi i cili përmes bashkimit synon një transformim rrënjësor të shërbimit duke përmirësuar cilësinë e furnizimit për qytetarët”, thekson Balluku.