Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëntë vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektant me vete

11:17 / November 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dizinfektant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjienën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.

Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

Shënim: Sigurohuni që produktet të jenë origjinale dhe të çertifikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

1. ATM
E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnente vende ku nuk duhet te shkoni kurre pa dezinfektant me vete%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Eshtë shumë e rëndësishme që pasi të keni përfunduar të dezinfektoni duart me xhel ose alkool.

2. Transporti publik
Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

3. Supermarketet
Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

4. Palestra
Njerëzit aty djerësijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

5. Zyra
Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool 100 ml është i nevojshëm.

6. Taksi/makinë
Kurrë mos hypni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerëve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

7. Klinikë mjekësore
Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun. Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

8.Dhomat e hoteleve
Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjienën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

9. Restorantet
Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.