Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nëntori i Braktisjes së Berishës

22:00 / November 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ermal Peçi

Sot, në bulevardin që dikur Sali Berisha e shihte si oborrin e tij personal, ndodhi një nga skenat më groteske të karrierës së tij: një protestë e thirrur me zë të lartë, por e mbajtur përballë një publiku imagjinar, sepse njerëzit realë… nuk erdhën. Ironia është se kjo ndodhi pikërisht kur qeveria e Edi Ramës është e zhytur në korrupsion deri aty sa edhe vetë korrupsioni ka filluar të skuqet nga turpi. Po ja që edhe me Ramën të rënë në batak, Berisha nuk mbledh dot më ashklat e dikurshme të turmave të tij.

Bulevardi sot ngjante si ditë pushimi për opozitën: disa grupe të shpërndara, disa pankarta të mërzitura, një zhurmë e fikur. Ishte si të shikoje një ndejë ku askush nuk ka ardhur, por organizatori këmbëngul të vallëzojë vetëm për të mos pranuar realitetin. Mungesa e njerëzve nuk ishte thjesht numër; ishte akt akuze. Sot mungoi besimi dhe në politikë kjo është më vdekjeprurëse se çdo dosje e SPAK-ut.

Pse e braktisën qytetarët Berishën? Arsyet janë aq të dukshme sa s’pretendojnë më shpjegim, por le t’i themi me zë:

E para, sepse njerëzit kuptuan saktë se këto protesta nuk janë për Shqipërinë, por për Saliun. Janë një tentativë për t’i futur vendit hallet e tij personale në qafë. Një njeri nga korridori komentoi: “Na thërret për drejtësi, por për cilën drejtësi? Atë që i duhet atij?” Kjo është pyetja që po i shkatërron protestat shumë më fort sesa mungesa e turmave.

E dyta, PD-ja që mban në duar Berisha është një muze politik në lëvizje. As figurë të re, as vizion, as shpresë – veçse disa fishekzjarre të mykura që nuk ndezin dot më. Sot u duk qartë: është një parti që proteston nga inercia, jo nga ideja.

E treta, qytetarët janë lodhur nga loja cinike, “zgjidh mes Ramës dhe Berishës”. Kur njerëzit duhet të zgjedhin mes dy të këqijave, zakonisht zgjedhin… divanin dhe këtë sot e provuan me pjesëmarrjen.

Sot nuk dështoi protesta.Sot u ekspozua falimenti personal i Berishës.

Ai nuk ngjit më. Nuk frymëzon. Nuk frikëson. Nuk emocionon. Madje, e vetmja gjë që arrin të ngjallë, është një pyetje kolektive: “Po ky akoma?”

Edhe kur qeveria Rama kërkon vetëm një shkrepëse për të shpërthyer, Berisha nuk arrin dot t’i ndezë qytetarët. Kur nuk arrin ta kapitalizojë zemërimin popullor në një moment të artë, atëherë problemi nuk është populli, problemi je ti.

Ky është dështimi më i madh i tij: kur shoqëria është e zemëruar me qeverinë, por jo aq sa të vijë pas teje. Atëherë nuk ke humbur betejën; ke humbur kredibilitetin.

Sot qytetarët dhanë një mesazh brutal në thjeshtësinë e tij: Sot nuk u braktis protesta, por sot u braktis Berisha.

Ky është Nëntori i braktisjes së tij dhe për të, ky nuk është fundi i rrugës, është vetëm fillimi i zbrazëtisë.

Berisha braktisje bulevard ermal peci Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

19:51 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.