Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse i hiqet mandati Alqi Bllakos, vendin e tij e zë…

14:03 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
terii e1603129581556
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion i kërkoi Kuvendit autorizimin për të arrestuar deputetin Alqi Bllako, i konsideruar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Pritet që Këshillit i Legjislacionit dhe Mandateve të shqyrtojë këtë kërkesë të SPAK gjatë mbledhjes që do të zhvillojë nesër.

Ndërkohë, nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi zyrtar që do të mbajë PS-ja për dhënien ose jo të autorizimit për lejimin e arrestimit. Megjithatë, nëse kjo ndodh, edhe përbërja në Parlament e maxhorancës do të pësojë ndryshime në emra, por jo në numra.

Kujtojmë se, Alqi Bllako u zgjodh deputet në 25 Prill nga lista e qarkut të Tiranës. Ai ishte renditur i 17-ti në listë, ndërkohë që PS-ja fitoi 18 deputetë në këtë qark. Pra, nëse jepet autorizimi për arrestimin, Bllako do ta humbasë mandatin dhe vendin e tij do ta zërë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko. Në pikën 2 të nenit 164 të Kodit Zgjedhor thuhet se “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar”.
Majko ishte i 19-ti në listë pa mundur ta marrë mandatin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.