Partneri/ja ju fajëson gjithmonë juve

Të rralla janë rastet kur është vetëm njëri prej jush që e ka fajin për problemet në çift. Fundja, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Sipas ekspertëve, jeni në një rrugë pa krye nëse partneri/ja ju fajëson gjithmonë juve dhe nuk mundohet të gjejë një zgjidhje për problemet tuaja në çift.

Nuk duket sikur gjërat do të përmirësohen

Debatet dhe zënkat janë diçka e zakonshme në një lidhje, mos prisni të jetë gjatë gjithë kohës një fushë me lule. Por, nëse nuk shihni më dritë në fund të tunelit, atëherë ndoshta ka ardhur momenti të bëni përpara.

Po filloni të shihni njerëz të tjerë

Nëse jeni me njeriun e duhur, atëherë nuk do të ishit duke fantazuar për atë bukuroshin/en që patë mbrëmë në club.

Nuk ndjeni sikur po bëni gjënë e duhur

Ndonjëherë duhet thjesht të dëgjoni instiktin. Nëse nuk e ndjeni se partneri/ja është personi me të cilin doni të kaloni pjesën tjetër të jetës, atëherë nuk është me të vërtetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here