Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nëse keni këto shenja, me shumë mundësi jeni të dehidratuar

15:30 / July 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dehdratuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dehidratimi është një problem i zakonshëm gjatë verës, por që të tejkalohet duhet të konsumojmë të gjithë sa më shumë lëngje. Përveçse etjes, trupi na jep edhe disa sinjale të tjera që kanë lidhje me dehidratimin.

Era e keqe e gojës
Nëse nuk pini shumë ujë ju do të keni probleme me erën e keqe të gojës. Dentistët thonë se pështyma ka shumë cilësi antibakteriale dhe kur jeni të dehidratuar pështyma thahet, bakteret shumohen dhe shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Lëkurë e thatë
Lëkura e dehidratuar duket më e ashpër dhe gjithashtu mund të dalloni më lehtësisht rrudhat apo rrathët e zinj poshtë syve. Doktorët rekomandojnë që të mos qëndroni për shumë gjatë në dush, më pak se 5 minuta dhe të laheni me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë e than lëkurën.

Lodhje
Kur jeni të dehidratuar presioni gjakut ulet, rriten të rrahurat e zemrës, gjaku rrjedh më ngadalë në tru dhe të gjitha këto mund t’ju bëjnë ju të ndjeheni të lodhur.

Të irrituar
Sipas një studimi të kryer pak vite më parë, gratë që ishin të dehidratuara kishin dhimbje koke, humbje përqëndrimi dhe irritoheshin më lehtë. Për këtë arsye nëse ndjeni se jeni të mërzitur bëni mirë të pini një gotë ujë.

Dhimbje muskujsh
Kur trupi juaj nuk furnizohet me ujë qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe kjo shkakton dhimbje muskujsh.

hidratuar shenja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.