Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nëse merr më pak se 22500 lekë, sot je i varfër. Qeveria Rama ka gati strukturat për analizë statistikash

20:07 / September 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varferi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse merr më pak se 22500 lekë, sot je i varfër. Varfëria në Shqipëri përsëri mbetet në nivele shqetësuese. Në kushte të tilla, kur vendi ynë renditet i 6-ti në Europë si më i rrezikuar nga varfëria, qeveria ka vendosur të marrë disa hapa që ta zbusin fenomenin. Për të analizuar treguesit kryesor në dokumentin e politikave të përfshirjes sociale përcaktohet se do të merren në konsideratë mosha, përkatësia etnike, vendndodhja, punësimi, të ardhurat, aftësia e kufizuar, gjinia dhe orientimi seksual]. 

Sipas sociologëve ka elementë që duhen shtuar për një analizim më të plotë të nivelit të jetesës së qytetarëve. ”Merret në konsideratë vlera e kalorive që i duhet një individi për të jetuar, një individ duhet të jetojë në familje merren parasysh kushtet e banesës, jetesa na kërkon një televizor me ngjyra, një lavatriçe. Nuk mjaftohemi me kaq, sipas treguesve europianë një familje duhet të ketë të përfshirë dhe një palë pushime”,-thotë sociologia Eris Dhamo.

Matja e nivelit të varfërisë në mënyrë të përgjithshme bëhet përmes disa anketave nga Instituti i Statistikave. Tashmë do të shtohen edhe një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale për të siguruar qëndrueshmërinë në përkufizime dhe në përdorimin e treguesve, si dhe një një Strukturë Burimore Teknike për analizën e varfërisë. Në fund të çdo viti do të ketë edhe një raport vjetor për përfshirjen sociale në kryeqytet dhe në rrethe. “Ndërhyrje trajnuese me fokus të qartë, të cilat do të forcojnë kapacitetet e administratës publike në nivel qendror dhe vendor, për të garantuar se përfshirja sociale është pjesë përbërëse e politikave në nivel kombëtar dhe vendor”. /A2cnn/

Rama Shqipëria varferi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.