“Nëse nuk e paguan borxhin, herën tjetër lekët do të ti marrin shqiptarët ose moldavët, të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka”, kështu e ka kërcuar një sipërmarrës ndërtimi, një tjetër sipërmarrësi, në përpjekje për t’i zhvatur një shumë parash për një borxh, i cili pas hetimeve të rezultoi të ishte joekzistent.
Cosimo Marziano, 61-vjeç banues në Torino, po r me origjinë nga Kalabria, i cili u arrestua, në dëshminë e tij tha se sipërmarrësi tjetër i detyrohej atij 100 mijë euro, si pagesë për një punë shtesë rinovuese që ai i kishte kryer.
Për të marrë parat, ai kishte përfshirë edhe dy persona të tjerë, Roberto Loçisano, i akuzuar më parë për vrasje dhe një 43-vjeçar, Cristian Scognamiglio, e nëse nuk do të arrinte t’i merrte paratë edhe nëpërmjet këtyre dy personave, sipërmarrësi ka kërcënuar të fusë në lojë edhe shqiptarët, apo moldavet.
