Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëse udhëton me makinë nga Mali i Zi drejt Britanisë bën 14 ditë karantinë në hotel

14:42 / September 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nga e hena e kaluar 30 gushti Britania e ka vendosur Malin e Zi ne listen e kuqe te vendeve per shkak te rasteve shume te larta me covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga e hëna e kaluar, 30 gushti, Britania e ka vendosur Malin e Zi në listën e kuqe të vendeve për shkak të rasteve shumë të larta me covid. Kjo nënkupton se cilido që gjatë 10 ditëve të fundit përpara mbërritjes në Britani ka qenë në territorin malazez, do duhet të karantinohet për 14 ditë në hotele mjaft të shtrenjta bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Shumë shqiptarë të Britanisë që kanë qenë me pushime dhe që kthehen me makinë drejt Britanisë, janë bllokuar në Francë në rastin kur nuk kanë plotësuar kriteret e ardhjes nga një vend në listën e kuqe, më të rëndën për nga rastet me covid.

Përpara hyrjes rregullat e qeverisë britanike kërkojnë që çdo udhëtar do duhet të bëjë tamponin e covidit tre ditë përpara udhëtimit drejt Anglisë, të prenotojë paktën për qëndrimin në hotel përpara nisjes dhe plotësimit të formularit të pasagjerit, përfshi edhe tamponët gjatë karantinës në ditën e dytë dhe tretë.

Një dhomë për një të rritur për 10 dite ose 11 netë është 2.285 stërlina. Ndërsa përveç kësaj, pagesa shtesë për një të rritur tjetër ose një fëmijë mbi 11 vjeç, është 1430 sterlina secili, ndërsa për fëmijët 5 deri 11 vjeç pagesa shtesë është 325 stërlina.

E thënë ndryshe për një familje burrë e grua dhe një fëmijë mbi 11 vjeç pagesa totale e karantinës në hotele të posçame për 10 ditë shkon afro 5150 stërlina!

Top Channel është kontaktuar nga disa shqiptarë të Britanisë që kanë qenë me pushime në Shqipëri dhe udhëtimin drejtë Britanisë janë duke e bërë me makinë përmes Malit të Zi, duke u gjendur përpara surprizave të hidhura, për shkak se Mali i Zi është vendosur prej të hënës në mëngjes 30 gusht në listën e kuqe të Britanisë për shkak të rasteve të shumta të Covidit, pa e ditur një fakt të tillë.

Nga vendet e Ballkanit dhe Evropës, vetëm Mali i Zi dhe Turqia janë në listën e vendeve në listën e kuqe për momentin. Andaj kushdo që pritet të udhëtojë drejt Britanisë me makinë do duhet të kontrolloj vazhdimisht online vendet nga do kalojnë në faqen online të Ministrisë së Jashtme britanike, Foreign Office se në cilën listë ndodhen vendet nga do kalojnë tranzit.

Gjate kësaj vere edhe pse ka pasur si kurrë më parë mesatarisht 6-7 fluturime në dite nga dhe në drejtim të Londrës nga Tirana, shumë shqiptare kanë udhëtuar me makina për shkak sa të çmimeve të larta të fluturimeve aq edhe prenotnimeve në minutën e fundit, si rezultat i ndryshimeve të herëpashershme të vendeve dhe masave të qeverisë britanike për udhëtimet jashtë vendit në kushtet e pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.