Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar mëngjesin e sotëm në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti dhe janë sistemuar tashmë në banesat e reja.
Kryeministri i ka shoqëruar ata me makië në shkollën “Ahmet Zogu” në Kamzës. E teksa zbritën nga makina i priti kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, të cilit Rama i tha një porosi të qartë.
Edi Rama: O Rakip rregulloe këtë gropën.
Rakip Suli: Patjetër.
Edi Rama: Te dera e shkollës me gropa?
Rakip Suli: Ka lënë shumë gropa ai (i referohet paraardhesit)
Edi Rama: E di të ka lënë shumë gropa, po iku ai.
Rakip Suli: Kur lë shumë gropa e do pak kohën e vet. Siç e gjete dhe ti para disa vitesh.
Ne dalje nga shkolla, Rama nuk e ka lene pa e kujtuar edhe njehere:
Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.
Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.
Edi Rama: Lë shumë gropa tani, nesër gropa e mbyllme Rakip. E di ti!
