Shoqërimi i të miturve dhe adoleshentëve në komisariate nuk është pritur mirë nga rrjetet sociale. Në disa postime të publikuara nga faqe të ndryshme që bëjnë MEME, shihet që në njërën prej fotove është folur për mësimin.
“Nesër, mësimi zhvillohet në komisariate,”- shkruhet mbi foton e kryeministrit Edi Rama. Në të tjera foto, ironizohen komentuesit që nuk mbështesin protestat. “Boll se s’na latë të shijojmë festat,”- shkruhet krah një tjetër fotoje.
Sot ishte dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.