Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi

21:51 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bisedimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.

Në natën e 7-të të luftës, ne Kiev ka pasur shpërthime të tjera nga raketat ruse, ku një prej tyre ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa ushtria dhe vullnetarët ukrainas janë duke u përgatitur për të pritur ushtrinë ruse. Sulmet me raketa janë bërë të zakonshme këto net në Kiev, ku qyteti, kthehet në fushëbetejë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Për të shpëtuar nga këto sulme, qytetarët drejtohen poshtë në metro, kur përkohësisht, ndihen të sigurt.  Një sulm me raketa në zonën e stacionit hekurudhor në Kiev shkatërroi një termocentral të madh ku Anton Gerashchenko, këshilltari kryesor i Ministrisë së Brendshme tha se një pjesë e Kievit tani mund të ketë probleme me ngrohjen.

armepushimi negociatat neser
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

14:00 / July 30, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.