Rreth 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin prej 1 dhjetorit e në vijim, do të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit. Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht.
Përfitues të bonusit prej 5 mijë lekësh do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, si dhe personat që trajtohen me pension familjar dhe pension social.
Ky është bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë brenda këtij viti pas atij që u dha në prill si një masë për të lehtësuar këtë kategori të popullatës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.