Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6830a112619d41777322920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Truri është pikërisht ai motori i cili na vë ne në funksion dhe normalisht kërkon “ushqim”.

Një nga ushqimet kryesore të trurit është dhe gjumi, për të cilin foli dhe neurologu Maren Ruka, në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.

Ai fillimisht sqaron se pagjumësia kronike është një dëmtues i rëndë i shëndetit të trurit. Ky proces i bërë në orët e natës, ndihmon në vetëpastrimin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. Ndërkohë, gjumi i drekës nuk mund të japë të njëjtin funksion si ai i darkës.

“Njerëzit nuk e konsiderojnë por pagjumësia kronike është një nga faktorët që dëmton shumë trurin”.

“Në fazën e gjumit të thellë truri bën një vetëpastrim. Pra qelizat nervore bëjnë një vetëpastrim nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. Në vetvete, neuronët për shkak të funksioneve metabolike grumbullojnë substanca të cilat duhen eliminuar dhe dihet që ky pastrim ëm i madh ndodh gjatë gjumit të thellë dhe gjumit të natës. Pra janë dhe këto diferenca. Një njëri që punon, ka një profesion që gjatë natës si të thuash rri zgjuar e fle gjatë ditës, nuk ka të njëjtën pastrim, nuk ka të njëjtën po themi efekt pozitiv mbi shëndetin e trurit”, tha ai.

Teksa Ruka e cilëson gjumin e natës të pazëvendësueshëm, pasi ndikon dhe tek hormonet. Rëndësi ka që të evitohen ushqimet që janë të dëmshme për trurin. Mund të përmendim ëmbëlsirat, pijet me sheqer apo ato energjike, apo dhe ushqimet e procesuara.

“Gjumi natës është ai që nuk zëvendësohet. Pra ai që është në orar biologjik.  Ka shumë funksione, qoftë hormonale e të tjera e të tjera. Nuk po ndalemi se është tematikë e gjerë, lidhet me gjëndrën pineale, lidhet me hormonet që sekretohen që kanë ritëm cirkadian. Por është shumë e madhe sasia e neurotoksinave që ne ekspozohemi gjatë ditës që nuk e dimë. Përmes gjumit mund të bëjmë një pastrim por gjithsesi duhen evituar ato ushqime që janë të dëmshme për trurin”, theksoi neurologu.

demton trurin neurologu pagjumesiakronike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.