Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“New York Times”: Policia bëri pak rezistencë në protestën e opozitës

20:50 / February 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”.

“Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore, të cilën ata e thyen. Por nuk mundën dot të hynin brenda.

Një oficer i policisë bëri thirrje për qetësi, pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin një figurë arti. Policia ofroi pak rezistencë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë si dhe thirri përmes altoparlantëve për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit e prekur nga gazi lotsjellës janë marrë në ambulanca dhe makina.

Në një intervistë me “The Associated Press” para tubimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se protestuesit donin dorëheqjen e qeverisë, një kabinet të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme “me qëllim rivendosjen e demokracisë nëpërmjet një Parlamenti që zgjidhet nga vullneti e njerëzve dhe jo paratë apo kërcënimet e kriminelëve “.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kishin bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor. Shqipëria shpreson të hyjë në negociata të plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian këtë vit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritetet kryesore të vendit” – shkruhet në NYT. ©Përshtati LAPSI.al

New York newyorktimes perplasje Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026

Sistem prokurimi me AI”, Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

14:06 / July 1, 2026

Policia e Shtetit bën ndryshime në drejtim, emërohen shefat e rinj në disa komisariate, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

11:37 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.