Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nga 1 gushti pasaportat dhe ID-të prodhohen nga shteti! Çmimi nuk ndryshon!

12:03 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaportaaaa 730x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 1 gushti prodhimi i dokumenteve biometrike, pasaportë dhe kartë identiteti do të bëhet nga shteti prandaj nga kjo datë aplikimi nuk do të bëhet më përmes kuponëve të “Aleat” por përmes kuponave të kompania shtetërore “IdentiTek”. Afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

‘‘Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘Aleat. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare”,-informoi sot ministria e Brendshme. Çmimi i kuponëve nuk do të ndryshoj, do të jetë i njëjtë siç ka qenë. Nga data 27 deri më 31 nuk do të ofrohet shërbim, pasi do të bëhet gati infrastruktura e re.

Lamtumirë “Aleat”

Përmes një njoftimi të sotëm për median ministria e Brendshme njofton se më 26 korrik mbyllet kontrata me kompaninë “Aleat” dhe se prodhimi i dokumenteve biometrike do të bëhet nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Logoja e re e IdentiTek, simbolizon shqiponjën, të integruar në një chip elektronik.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

pasaportat dhe ID-të
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.