TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

08:44 / May 27, 2022

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 

08:40 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Nga 1 maji Bashkia e Tiranës heq 40 sportele, ja dokumentet që do të ofrohen online

17:38 / April 28, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative. Nga 60 zyra që funksionojnë aktualisht në shërbim të qytetarëve, Veliaj tha se do të mbyllen 40 të tilla dhe do të qëndrojnë të hapura vetem shërbimet utilitare, të cilar s’mund të ofrohen online, si celebrime, betime etj.

“Do ta shfrytëzojmë çdo ditë, deri në datën 1 Maj, për të komunikuar këtë platformë të re të mbylljes së sporteleve fizike në Bashkinë e Tiranës, të cilat u marrin kohë njerëzve. Shumë prej shërbimeve që ofrohen në to, do të merren online. Dua që secili prej jush të komunikojë në zonën ku shërben si anëtar i Këshillit Bashkiak, për të gjitha këto shërbime, të cilat mund t’I marrë nga shtëpia vetëm me një click, pa qenë nevoja të vish në dyert e bashkisë apo Njësisë Administrative”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, është mëkat që qytetarët të harxhojnë kohë në radhë të panevojshme për shërbime që janë zgjidhur nga teknologjia. “Koha është ajo që vlen më shumë për secilin prej nesh, është e vetmja gjë që s’mund ta kthejmë dot mbrapsht. Nëse mbledhim orët e radhëve të pritjes në një vit, mund të jenë mjaftueshëm ditë për të bërë shumë gjëra. Por ne i harxhojmë duke pritur në radhë të panevojshme. Tani shërbimet i merr nga celulari,” deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi gjithashtu faktin se nuk do të ketë reduktim të numrit të punonjësve në zyrat e shërbimeve, pasi ata tashmë janë trajnuar dhe do të kalojnë për të shërbyer online.

“Ka shërbime të cilat nuk i kryejmë dot online, siç janë për shembull celebrimet martesore, ku duhet të jenë prezentë çifti dhe dy dëshmitarët, kurse shkëmbimi i premtimeve duhet të administrohet nga kryetari i Bashkisë ose kryetari i Njësisë Administrative. Po ashtu, edhe betimi i shtetasve të huaj që marrin shtetësinë shqiptare nuk mund të kryhet online sepse personi duhet të betohet fizikisht para kryetarit të Bashkisë për besnikëri ndaj Kushtetutës të Shqipërisë. Por, marrja e një certificate lindjeje, një certifikatë martesore, një certifikatë e trungut, vërtetime që janë tashmë pjesë e databazës së e-Albania, mund të merren fare lehtë online,” u shpreh ai.

Dokumentet që do të ofrohen online nga 1 Maji nga zyrat e gjendjes civile janë:

  1. Certifikatë personale prej 2010 e në vazhdim
  2. Certifikatë familjare aktuale prej 2010 e në vazhdim
  3. Certifikatë nga akti i lindjes prej 2010 e në vazhdim
  4. Certifikatë nga akti i martesës prej 2010 e në vazhdim
  5. Certifikatë nga akti i vdekjes prej 2010 e në vazhdim
  6. Deklarim i adresës së shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
  7. Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi
  8. Kërkimi i qendrës së votimit (QV)
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Vangjeli: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje surprizë

22:53 / May 26, 2022

Bylykbashki: Do garoj për postin e nënkryetarit

22:37 / May 26, 2022

Presidenti/ Damian Gjiknuri: Do nxjerrim emër nëse do konsumohet raundi i tretë

22:16 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

08:44 / May 27, 2022
Te fundit

SHBA do të dërgojë sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

09:08 / May 27, 2022

Temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

08:59 / May 27, 2022

Gjiknuri: S’përjashtojmë nga komisionet asnjë mbështetës të Berishës me përjashtim të…

08:56 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.