Që nga data 1 prill do të rritet paga minimale, dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. “Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje”,-u shpreh Ibrahimaj.
Çdo punëmarrës dhe punëdhënës duhet të respektojë vendimin e pagës minimale. Ministrja e pranon se është paga minimale është më e ulëta në rajon. “Në 3 vite synojmë që të mos jetë paga më e ulët në rajon dhe Shqipëria të jetë një vend që të tërheqë aftësinë e punës dhe jo vetëm për forcën e lirë punëtore”, theksoi ajo dhe mohoi që po rritet për arsye elektorale. Ajo njoftoi gjithashtu se një tjetër vendim është subvencionimi i kostos shtesë për kontributet shoqërore.
“Në mbështetje të bizneseve që kanë një numër të punësuarish, ne sot miratuam një tjetër vendim që do të shkojë në mbështetje të bujqësisë, pyjeve, peshkimit dhe industrisë agropërpunuesve. Do të subvencionojmë të gjithë koston shtesë të rritjes së kontributeve shoqërore që janë në listë-pagesën e muajit dhjetor duke i ardhur në ndihmë bizneseve dhe numri i përfituesve është rreth 30 mijë persona”. Ne synojmë që pagat të bëhen konkurruese dhe ndikojnë në mirëqënien e familjeve shqiptare. Po hartojmë politikë për rritjen e pagave”.