Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nga 19 tetori nisin testimet për punësimin e infermierëve, këto janë rregullat dhe datat

20:44 / October 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeke infermiere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teknikët e Shkencave Mjekësore kanë tanimë një datë për provimin për punësim. “Duke nisur nga data 19 tetor 2020, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), me adresë bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH), do të zhvillohet provimi i dixhitalizuar për punësimin si teknik i Shkencave Mjekësore. Në vijim do të publikohet kalendari me datat dhe oraret përkatëse për kandidatët e regjistruar”.

Pas infermierëve, edhe profesionistët e dalë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, do të duhet të kalojnë në një tjetër sitë për t’u punësuar.

Fillimisht u aplikua provimi i shtetit duke futur edhe profesionistët e shëndetësisë në profesionet e rregulluara me ligj e tanimë një tjetër provim që rendit më të aftët për t’i punësuar më shpejt në sektorin publik. Bëhet fjalë për teknikët e laboratorit, të imazherisë e teknikët dentarë.

Fillimisht, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar vetëm datën e nisjes së provimit, pasi aktualisht po merret me kalkulimin e numrit për të caktuar datat dhe orën se kur do të testohen, bazuar në kapacitetet që ka.

Pandemia ka vështirësuar procesin duke diktuar rregulla të reja në parapërgatitje si dhe për qëndrimin në ambientin e provimit.

RREGULLAT E PROVIMIT

Përpara se të paraqiten në datën dhe orën e caktuar, kandidatët për punë duhet të informohen më parë mbi gjërat që duhen bërë dhe çfarë jo.

Përpara se të paraqiten në ambientet e QSHA, duhet të kenë me vete një mjet identifikimi bashkë me kopje të tij si dhe faturën e pagesës që për profesionistët e shëndetësisë është 3 mijë lekë. Marrja me vete e celularëve, e më keq akoma tentativat për të komunikuar, ndëshkohen.

Blloku i rregullave në kuadër të Covid është i brendashkruar në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Duke qenë se është hera e parë e tyre në një provim të tillë, teknikët e Shkencave Mjekësore duhet të azhurnohen me procedurën e provimit, e cila është totalisht online dhe e personalizuar.

Çdo profesionist ka përpara tij një kompjuter, në të cilin duhet të qarkojë saktë pyetjet me alternativa, gjysma e të cilave e bën kalues dhe e fut në rendin për punësim. Në të kundërt, do të duhet ta përsërisë vitin e ardhshëm duke u penalizuar për një vit rresht, qoftë edhe në mundësinë për të kërkuar një vend pune.

RREGULLAT PËR KANDIDATËT

  1. Të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
  2. Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë;
  3. Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
  4. Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit;
  5. Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.