TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Çipa: Gazetarët të nënvlerësuar nga Gjykatat

13:25 / June 27, 2022

Tiranë/ Zhduket 10-vjeçari, policia nis kërkimet

13:17 / June 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Nga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish

12:29 / May 25, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë.

Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj do të rriten nga 10 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.

Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 më i shtrenjtë pas 6 qershorit. Një nga paketimet e gjalpit te deles do të shitet me 1200 lekë pas 6 qershorit nga 800 lekë që shitet aktualisht. Gjalpi i deles vasket do të shitet me 600 lek pas 6 qershorit nga 375 lekë aktualisht.

Një gotë kos 380 gram do të shitet me 55 lekë nga 50 që është aktualisht. Një shishe kos 950 gram do të shitet 137 lekë nga 127 lekë që është aktualisht. 400 gram dhallë do të shiten 40 lekë nga 32 aktualisht. Një kuti me djathë dele 900 gram do të shitet me 840 lekë nga 770 lekë (shiko listën e çmimeve te reja me poshtë).

Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi.

Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 15 për qind këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Sektori i blegtorisë është futur në një spirale krize vitet e fundit nga mungesa e subvencioneve në bujqësi dhe braktisja masive e fshatit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të bagëtive ka rënë me rreth 20 për qind gjatë 5 viteve të fundit, teksa këtë vit rënia do jetë më e shpejtë.

Fermat e vogla me pak krerë po mbyllen nga braktisja e fshatit, ndërsa fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Pas luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve të kafshëve janë rritur, ndërsa fermat nuk subvencionohen nga qeveria. Shumë shpejt prodhimet shqiptare të bulmetit do të konkurrohen nga prodhimet e importit./B.Hoxha

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Duma: 8 pronarë nën hetim, se janë njerëz me rekorde kriminale. Bejtja: Nuk kam informacion

12:42 / June 27, 2022

Rama dëgjon thirrjen e Metës, dhuron gjak

12:15 / June 27, 2022

“Sherr” për zjarret në vend, Peleshi: Do kemi vatra! Xhaferaj: Duhen helikopterë, jo lopata

12:11 / June 27, 2022

Bordi i Transparencës merr vendimin për ushqimet e shportës

12:04 / June 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Informacione “TOP SECRET” jepet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

14:00 / June 27, 2022

Duma: 8 pronarë nën hetim, se janë njerëz me rekorde kriminale. Bejtja: Nuk kam informacion

12:42 / June 27, 2022

Rama dëgjon thirrjen e Metës, dhuron gjak

12:15 / June 27, 2022

“Sherr” për zjarret në vend, Peleshi: Do kemi vatra! Xhaferaj: Duhen helikopterë, jo lopata

12:11 / June 27, 2022
Te fundit

Informacione “TOP SECRET” jepet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

14:00 / June 27, 2022

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.