Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, “The Telegraph” artikull për Berishën: Bëri betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të mos u shpallur non-grata

09:43 / September 26, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8929
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania. 

“The Telegraph” shkruan se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund në mënyrë që të mos shpallej ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Ndër të tjera në artikull theksohet se kreu i PD-së “është një rrezik akut për Britaninë”.

Berisha, 79 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion në Shqipëri u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe nga Priti Patel, sekretari i atëhershëm i brendshëm, mbi bazën se kreu i PD-së kishte ‘lidhje me grupet e krimit të organizuar’ që përbënin një kërcënim për sigurinë publike në Londër dhe Tiranë.

Sali Berisha shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe si kryeministër nga 2005 deri në 2013. Ai është kreu i Partisë Demokratike. Dhjetorin e kaluar, një gjykatë shqiptare vendosi që ai duhet të caktohet në arrest shtëpie, ndërsa hetohet për dyshimin se ka shpërdoruar detyrën për të favorizuar dhëndrin e tij.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë orkestruar nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Ai apeloi kundër urdhrit të përjashtimit në një gjykatë të posaçme imigracioni, por ai u refuzua me bazën se ishte e drejta sovrane e Britanisë të kontrollonte hyrjen përmes kufijve të saj.

Akuza “Korrupsion pasiv”

Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro (417,500 paund) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij.

“Për qëllimin e këtij apelimi në SIAC [Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit] vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 eurosh. Më pas në vitin 2023 një pagesë prej 250,000 euro dhe pagesa e fundit prej 200,000 eurosh.”, thotë një burim nga Shqipëria.

Nuk ka asnjë akuzë se vajza e tij mund të ketë qenë e përfshirë në këtë ngjarje. Dosaj prej 500 faqesh për Berishën, po hetohet nga SPAK.  Berisha është akuzuar nga prokurorët e SPAK-ut për korrupsion pasiv, vepër penale që dënohet maksimalisht deri në 12 vjet burg në rastet kur vërtetohet se personi ka përfituar direkt ose indirekt nga veprimet e tyre të paligjshme.

“Kërcënim akut” për Britaninë e Madhe

Rasti i Berishës çoi në zbulimin se Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme kanë nisur një projekt sekret për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe. Qëllimi është të dobësojë kërcënimin e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar (OCG) dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Home Office nuk përmendte Berishën, por i përshkroi bandat shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë. Ata thuhet se janë anëtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe “shumë të përhapur në krimin e rëndë dhe të organizuar” në Britani, duke përfshirë kontrabandën e njerëzve. Dokumenti tregon statistikat që tregon se shqiptarët përbëjnë një në tetë të të gjithë kriminelëve që shërbejnë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumenti thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në rajon krijojnë një “mjedis lejues në të cilin kriminelët e mëdhenj mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga veprimtaria e zbatimit të ligjit”. Kjo mbrojtje politike u siguron bandave rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë”, thuhet më tej në dokumentin e Home Office. Në këmbim, bandat do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit.

Sali Berisha the telegraph
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.