Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ Tangoja e Ilir Metës dhe heshtja e Presidentit!

20:58 / February 27, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred peza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alfred Peza /

Ka kaluar plot një javë tashmë, nga e enjtja e javës së kaluar kur më 21 shkurt 2019, opozita jonë Parlamentare formalizoi dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj. Ky akt i paprecedentë jo vetëm në historinë e parlamentarizmit shqiptar, por në të gjithë historinë e botës demokratike, është komentuar nga të gjithë. Eshtë komentuar nga politika dhe nga media, nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Aq shumë i ka çuditur, hutuar, habitur, tronditur dhe i pamendueshëm e irracional ka qenë për një grupim politik në demokracitë funksionale, ky veprim “in extremis” i opozitës sonë, sa për të kanë folur edhe përfaqësuesit e SHBA, BE, OSBE, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, etj. në Tiranë. Por, edhe Uashingtoni e Brukseli zyrtar, domethënë i gjithë faktori ndërkombëtar, ka qenë një zë dhe unik duke u fokusuar vetëm në një pikë të vetme: E drejta e protestës nga ana e opozitës është e patjetërsueshme, por ajo duhet të jetë pa dhunë dhe vendi i deputetëve të saj është vetëm në sallën e Parlamentit!

Qasja e palëve në këtë zhvillim të paprecedentë politik në Shqipëri qoftë nga ana e mazhorancës, qoftë nga ana e opozitës e qoftë nga faktori ndërkombëtar, është e qartë si drita e diellit tashmë. Por në këtë panoramë, shkëlqen mbi të gjithë me heshtjen e tij “olimpike” vetëm një njeri. Vetëm përfaqësuesi i njërit prej institucioneve më të rëndësishme Kushtetuese të vendit: Qytetari Nr. 1 i Republikës. Kreu i shtetit. Përfaqësuesi i unitetit të popullit shqiptar. Ose përndryshe: Presidenti i Shqipërisë.

Prononcimi i fundit I Ilir Metës në lidhje me dinamikën e zhvillimeve të brendshme politike, është bërë më 20 shkurt gjatë një interviste të tij në Gjermani, për “Deutsche Welle”, një ditë përpara dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës. Ai tha se “çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Eshtë koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”

Presupozohet se stili i z. Meta për “tangon” e politikës shqiptare me një hap prapa dhe dy hapa prapa sërisht, me siguri që do të duhet të meret në konsideratë nga studiuesit e politologjisë, si një kontribut për gjetjen e formulave origjinale për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme me ato të klasës politike në Shqipëri. Kur e mendon se kjo recetë është dhënë nga një njeri që është i “barazlarguar” nga palët politike, atëherë e beson edhe më shumë se Ilir Meta si shumë të tjerë, as që e ka ditur se të nesërmen PD dhe LSI do të dorëzonin mandatet!

Që nga ai moment e deri më sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vetëm ka heshtur. Duke mos bërë asnjë deklaratë. Duke mos dhënë asnjë mesazh publik. Duke mos i bërë asnjë thirrje palëve politike. Duke mos ofruar asnjë këshillë. Duke mos u drejtuar asnjë sinjal qetësie qytetarëve të vendit të vet. Duke mos e dënuar dhunën mbi institucionet. Duke mos i bërë thirrje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që ti rikthejnë përfaqësuesit e partive të tyre atje ku votuesit shqiptarë ia kanë deleguar vullnetin e tyre politik me votë: Në Parlament!

Jo. Asnjë nga këto nuk ka bërë Presidenti ynë. Ai për të qenë të drejtë dhe të vërtetë deri në fund me të, ka folur. Madje më shumë se çdo herë tjetër. Aq fort, aq qartë dhe aq zhurmshëm, sa na ka shurdhuar të gjithëve me heshtjen e tij. E kur heshtja e Presidentit të Republikës flet më shumë se fjalët, atëherë gjithkush duhet ta kuptojë edhe më mirë recetën e tij unikale, për “tangon” e politikës dhe mënyrën e drejtimit të shtetit prej tij, në Shqipëri!

Alfred Peza Ilir Meta Tango
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Nën masa të rrepta sigurie, Ilir Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit

11:58 / June 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.