Kush janë pedagogët që vazhdojnë të mos frekuentojnë auditoret e fakulteteve dhe u bëjnë thirrje studentëve dhe kolegëve për bojkot të mësimit ? Sot janë mësuar emrat e pesë prej tyre. Më poshtë po ju sjellim emrat e disa pedagogëve me lidhje politike, që duan të mbajnë peng Fakultetin.
1.Adriana Anxhaku
2.Orinda Malltezi, motra e Jamarbër Malltezit.
3.Theodhori Karaj
4.Edmond Rapti, dekani, ish- zëvëndës i Dhori Kules
5.Arlind Qori i Organizatës Politike
Për mos përmendur përfaqësuesit publikë të protestës së pedagogëve, Mark Marku, ish-deputet i PD-së, Rezart Prifti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Jani Merka, drejtues i Organizatës Politike, të cilët patën edhe një takim me ministren Besa Shahini. Për të mos harruar pastaj Argita Berishën, e cila iu ka dërguar një kërkesë për t’u mbledhur pedagogëve të Juridikut, në mënyrë që të hyjnë edhe ata në grevë.
