Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga çfarë shkaktohet dhe kur është problematike dhimbja nën sqetull

13:09 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhimbja nen sqetulll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm.

Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër.

Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për tu shqetësuar.

Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut.

Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë.

Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes nën sqetull.

Tërheqja muskulare

Njerëzit që ngrenë pesha shpesh, janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë.

Kjo ndodh sepse stërmundimi fizik dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare.

Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, shkoni tek mjeku.

Alergjia

Sqetullat janë një vend ku manifestohen shpesh reagimet alergjike.

Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura.

Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, kremi i rrojës, sapuni dhe zbutësit e rrobave.

Infeksionet e Lëkurës

Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni jo vetëm dhimbje por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës.

Zona e nën-sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.

Gjëndrat Limfatike

Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar.

Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje.

Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen, atëherë duhet të flisni me një mjek.

Angina

Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni.

Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku.

Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull por edhe në shpinë, qafë, nofull e shpatulla

dhimbja nën sqetull tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.