Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nga Dashamir Biçaku / Kandidati Fredi Beleri dhe aventura për disa vota

13:28 / May 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed file
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën zhvillohen zgjedhjet vendore edhe në Himarë, ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë. Por në Himarë ka një ndryshim të rëndësishëm, pasi kandidati i çuditshëm i opozitës tashmë është arrestuar. Por mbi kokën e tij qëndrojnë si shpata e Demokleut, mëkatet e vitit 1994 Peshkëpi.
Le të pranojmë që kandidatin Fredi Bejleri e arrestuan politikisht. Le të pranojmë edhe që ai është arrestuar në mënyrë të padrejtë me qëllim për të dëmtuar opozitën. Po ashtu marrim të mirëqenë faktin se Policia Porkuroria apo edhe Shërbimi Informativ, kanë inskenuar të gjithë historinë dhe asnjë nga faktet penale të ndodhura nuk ekzistojnë. I marim të gjitha këto fakte si të mirëqena.
Por mendoj se duhen shtruar disa pyetje krejt naive, krejt të pafajshme në këtë histori.

  1. Partitë e koalicionit të djathtë, nuk kishin asnjë mundësi tjetër zgjedhjeje në Himarë dhe do të duhej të kandidonin detyrimisht një kandidat si Fredi Bejleri ?
  2. A është i dënuar Fredi Bejleri në Greqi, apo në ndonjë shtet tjetër të BE-së ?
  3. Ka pasur një hetim për Fredi Bejlerin dhe persona të tjerë si autorë të masakrës së Peshkëpisë, si pjesë grupitmit terrorist nazist MAVI. Një hetim i vështirë, por i kryer me shumë profesionalizëm nga hetuesit më të mirë të Policisë së Shtetit në Shqipëri, dokumentoi një krim të hedhur në sirtaret e pluhurosur prej viteve të errëta nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria nga viti i largët 1994 e në vijim.
    Pra çfarë u bë me këtë dosje ?
  4. Në dijeninë time, në mos qofsha i keqinformuar, është aprovuar një ligj i cili quan amnistuara të gjitha krimet e ndodhura 25 vite para hyrjes së ligjit në fuqi dhe që nuk ishin ndëshkuar. Kush e ka miratuar këtë ligj, pse duhej miratuar dhe pse krime të tilla terroriste kundër rendit kushtetues si ajo e Peshkëpisë, duhej të amnistoheshin ?
    Kolegë të mi si Artan Hoxha, Ferdinand Dervishi, apo edhe të tjerë gazetarë vendorë në Gjirokastër e Vlorë, kanë pasur dhe kanë po ashtu një kontribut domethënës për të hedhur dritë mbi figurën e një kandidati antishqiptar, që kandidon të jetë drejtues politik dhe administrativ i një bashkie të rëndësishme për Historinë e Shqipërisë, të cilën qarqet shovinisto-naziste greke e pretendojnë si të tyren.
    E gjithë kjo situatë e krijuar në dëm të vendit, nga një aventurë për disa vota apo edhe një bashki, nga kushdo qoftë.
dashamir bicaku himare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.