Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen tetë persona në Tiranë

13:40 / December 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1732711301xpolicia tirane 632
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se të arrestuarit kanë kryer vepra penale si “Dhuna në familje”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata;

G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Podgoricë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy mjete prerëse dhe një përforcues grushti. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

A. S., 57 vjeç, dhe S. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur; P. N., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Don Bosko, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara; P. A., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin (kamion) në autostradën Tiranë – Elbasan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. Gj., dhe dy pasagjerët në mjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasit K. M., 38 vjeç, K. K., 29 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth mëngjesit, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit D. H., dhe A. H. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arrestim Policia Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.