Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga diplomimi në Akademi tek operacionet e fundit në Siri/ Kush është Gledis Nano, i diplomuari në FBI që do drejtojë Policinë e Shtetit

10:37 / October 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gledis nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga dje Policia e Shtetit nisi të drejtohet nga Gledis Nano, i cili drejtonte Antiterrorin në Policinë e Shtetit.

I njohur vitet e fundit si drejtori i suksesshëm i Antiterrorit, 40-vjeçari Nano u vlerësua së fundmi edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

“Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara te vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”, shprehej ambasadorja Yuri Kim, kur i dorëzoi Nanos certifikatën.

Me një karrierë 19- vjeçare në Policinë e Shtetit, të pandërprerë që nga diplomimi në Akademinë e Policisë në vitit 2002, Nano aktualisht ka marrë gradën “Drejtues Madhor”, nga “Drejtues i Parë” që mbante deri dje.

Drejtori i ri që tashmë është në krye të Policisë së Shtetit është ndër ata oficerë që ka ngjitur shkallët e karrierës gradualisht dhe pa shkëputje nga puna, përveç një procedimi disiplinor në vitin 2008, për të cilin mori edhe dëmshpërblim nga Gjykata e Apelit, pasi rezultoi një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

DREJTORI I RI

Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku 5 vitet e fundit i ka pasur në krye të Antiterrorit, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka drejtuar operacione të vështira, siç ishte riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë nga kampi “Al-Hol” në Siri apo edhe zbulimi i një celule terroriste që planifikonte sulme në Tiranë, dëbimi i diplomatëve iranianë etj.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia.

Është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”.

Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Ka zhvilluar trajnime brenda dhe jashtë vendit, të cilat sipas titullit përputhen me pozicionet e punës që ka mbajtur në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së punësimit.

Angazhimi i tij ka qenë maksimal, i cili vërehet edhe në vlerësimet e kryera për trajnimet dhe kryesisht ato të zhvilluara jashtë Republikës së Shqipërisë.

PASTERTIA E FIGURES

Gledis Nano u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit më 7 shkurt të vitit të kaluar. Sipas vendimit të zbardhur të KJV, Nano ka plotësuar të tria kriteret: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Sa i përket pastërtisë së figurës, rezultoi se Gledis Nano nuk kishte masa disiplinore përgjatë periudhës 7-vjeçare në fuqi ose të parashkruara. Sipas dokumentacionit të vlerësimeve të punës për periudhën 2012- 2018, konstatohej se Nano ka qenë vlerësuar me nivelin “Shumë mirë”, duke u vlerësuar për një nivel të lartë të organizimit të punës në grup, për përpikëri dhe besueshmëri, për saktësi në marrjen e vendimeve, për përkushtimin, integritetin dhe standardet e larta etike.

Është i pajisur me certifikatë sigurie CSP, niveli “Tepër Sekret” dhe sipas informacionit që ka përcjellë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gledis Nano nuk rezulton të ketë qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, të ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, deri në 2 korrik 1991.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.