Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga e hëna publikohen emrat e atyre që përfitojnë nga paga e luftës / Drejtoresha e Tatimeve: Gjoba kompanive që nuk kanë aplikuar pa arsye

12:36 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Delina Ibrahimaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka sqaruar sot në një bisedë nëpërmjet ‘skype’ se si do të përfitohet paga e luftës për punonjësit për të cilët nuk ka një aplikim nga kompania. Për këto të fundit që nuk aplikojnë pa një arsye të fortë, Ibrahimaj tha se do të ketë gjoba nga 50 mijë lekë për çdo punonjës.

“Dje në mesnatë ka përfunduar procesi i aplikimi deri në këto momente 44566 biznese që kanë aplikuar për rreth 200 mijë të punësuar. Deri në këto momente janë mbi 9 mijë biznese që nuk kanë aplikuar. 2689 biznese kanë bërë ankesë me specifikimin e arsyes përse nuk kanë aplikuar. Mbi 1000 kanë hapur çështjen për aplikim por nuk e kanë finalizuar ende. Shifra për totalin e bizneseve që nuk kanë aplikuar dhe do të shqyrtohen janë në analizë dhe ne do kemi një rezultat javës në vijim.

Refuzime kanë qenë mbi 31 mijë. Gjoba për subjektet të cilët do të vlerësohet se nuk kanë aplikuar pa asnjë arsye të fortë është 50 mijë lekë për çdo individ që nuk është aplikuar. Ne do të shohim arsyet.

Do të aplikohen ato biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre pa asnjë arsye të fortë dhe po pengojnë shpërndarjen e kësaj ndihme nga qeveria”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, për punonjësit të cilët nuk kanë pasur një ankesë nga punonjësit paga do të kalojë automatikisht. “Shifrat do t’i kemi pas ditës së hënë për ata të punësuar që do ta marrin pagën automatikisht.

Ato persona që nuk kanë llogari bankare do të kenë mundësi nga e hëna. Por emrat e tyre janë në faqen e tatimeve. Të gjithë individët të jenë të kujdesshëm për të gjithë njoftimet dhe informacionet që publikojmë”, tha Ibrahimaj.

Ajo sqaroi më tej se nga dita e hënë ne do të bëjmë publike listën e personave që nuk kanë përfituar ende pagën e luftës dhe do të publikojmë një listë të veçantë për ata individë që nuk kanë llogari bankare. “Ftoj qytetarët të kontrollojnë në faqen e tatimeve”, apeloi Ibrahimaj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët

11:54 / November 3, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Paketa Fiskale 2027, Tabaku ngre shqetësimin për bizneset e vogla: Qeveria u ka shtuar barrën

12:38 / November 1, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.