Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Elton Metaj/ Na duhen 3 pikët, jo zgjidhje historike

09:40 / June 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
504663369 10161989634298172 7797243898904630235 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të zbresë sot në fushën e stadiumit “Air Albania” për të tentuar të hedhë një hap të rëndësishëm në një përpjekje historike që mund ta përfshijë mes më të mirëve të botës së futbollit vitin e ardhshëm. Për të mbërritur në Botërorin Amerikan janë përpara shumë pengesa, por çdo ndeshje ka peshën e saj. “Tre Luanët” nga ishulli britanik duken të paarritshëm për ne, ndaj rivaliteti me Serbinë mund të jetë vendimtar për të kaluar ose jo Atlantikun.

Dueli me Serbinë nuk është asnjëherë një ndeshje e zakonshme, edhe sikur të ishte miqësore, ndeshje lagjesh apo futboll femrash. Historia mes dy kombeve është aty, e rëndë, e ngarkuar me masakra dhe nacionalizma, që shqiptarët i kanë vuajtur aq shumë gjatë shekujve. Ndaj kush merr sot mikrofonin, kameran, penën apo tastierën për të shfryrë kundër serbëve mund të ketë të gjithë të drejtën e botës në atë që thotë. Por a është ky momenti për t’i hyrë thellë historisë dhe për të rrezikuar që futbollistët kuqezinj të ndihen nën presion, duke e parë veten si luftëtarë të Skënderbeut dhe jo si djemtë e Silvinjos?!

Historia futbollistike mes dy Kombëtareve na mëson shumë dhe ajo ka ende të freskët përleshjen e Beogradit në 2014-n, nga ku lojtarët tanë dolën mes dhunës, gurëve e sharjeve histerike të një turme të çmendur tifozësh, por ia mbërritën të siguronin 3 pikë. Ato pikë rezultuan aq me vlerë për të qenë në “EURO 2016”, sa Shqipëria kishte luksin ta humbiste ndeshjen e kthimit në Elbasan. Ne përfunduam në Europianin e Francës dhe serbët me pushime apo në shtëpi.

Ndaj në vend të hakmarrjes ndaj serbëve është më mirë që gjakftohtë të kërkojmë 3 pikët apo qoftë edhe një pikë, që në bilancin final të kësaj aventure sportive mund të vlejë shumë më tepër. E sigurtë është që do të kemi kujtime më të bukura nëse shkojmë në Botëror. “Shqiponjat” për herë të parë në Botëror vlejnë më tepër për shqiptarët e rinj e të moshuar, në Shqipëri, Kosovë e botë, se çdo kënaqësi që mund të na japë sot pasioni i tepruar dhe më keq akoma kokënxehtësia dhe gabimet e pafalshme, në fushë e jashtë saj.
Fitore Shqipëria🇦🇱

Elton Metaj gol ndeshje serbi Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.