Sot, që prej orës 18:00, Partia Demokratike ka organizuar një mbledhje me Kryesinë për të analizuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deputetët e zgjedhur dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha kanë hyrë me radhë në seli. Ajo që bie në sy është se edhe Jorida Tabaku, po ashtu edhe Grida Duma kanë vendosur që kjo do të jetë vera e luleve, duke zgjedhur atë dizajn për veshjet e tyre.















