Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka përgatit një projektvendim , i cili parashikon një listë me gjitarë, zvarranikët, peshq, shpendë dhe bimë, të cilët do t’i bashkohen listës së llojeve dhe specialeve në mbrojtje. Projektvendimi është në fazë konsultimi, ndërsa pritet të dërgohet për Miratim në Këshilli e Ministrave.
Nisma konsiston në mbrojtjen e faunës së egër, ndërsa është pjesë e masave të parashikuara të qeverisë për mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipërinë si dhe në zbatim të disa konventave ndërkombëtare. Janë rreth 290 lloje kafshësh, shpendësh, peshqish dhe bimësh që do të do të vihen në mbrojtjen sipas projektvendimit.
Në listë përfshihen ujku, ariu i murrmë, dhia e egër, kaprolli, lepuri i egër, të gjitha llojet e lakuriqëve të natës, hardhuca e mureve, thithëlopa e gjelbër, pula e livadheve, baldosa, qelbësi, delfini etj. Në listë përfshihen rreth 200 lloje shpendësh që do të vihen në mbrojtje. Pjesë e listës janë 9 lloje breshkash bashkë me zhapikun me vija dhe atë të gjelbër. Do të vihen në mbrojtje edhe gjarpri i zi, bolla e shtëpisë, gjarpri laraman, nepërka me bri etj.