Policia e Elbasanit bën të ditur se ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Hasi, i dënuar më parë për vjedhje, si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qark.
I.J., 24 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor. Por nga hetimet e policisë u zbulua se ata janë autorë dhe të katër vjedhjeve të ndodhura më parë.
“Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera”, thotë policia e Elbasanit.