Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga hoteli luksoz në Rinas tek makinat, sekuestrohen pasuritë e paluajtshme të baronit të drogës

15:24 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laboratori has admir hoxha volvo4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.

Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar. Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, më pas në Itali.

Nga dosja u zbulua se janë përfshirë një grup personash të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe heroinën nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Gjatë hetimit, sipas prokurorisë ka rezultuar se po ashtu pjesëtarë të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

fa12fdd1d950be4aa4edfd773af24d9a L

Admir Hoxha biznesmenit Has
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.