Nita, Fotini, Keisi dhe Dea kanë komentuar sjelljen e Kiarës pas rikthimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sipas vajzave, moderatorja ka hyrë komplet si një person tjetër.
Pjesë nga biseda:
Dea: Kiarës nga i lind gjithë ky vetëbesim?
Nita: Ka ardhur komplet si person tjetër
Keisi: Erdha këtu te dhoma se po shikoja për krevatin dhe i thashë ‘hë e zgjidhët’ edhe më dha një shikim e tha ‘pa merak se do i rregullojmë’
Dea: Mua s’më ka folur fare. Ndërkohë që kur doli, tha se nëse ‘rri do bëj aleancë me Dean’. Kur doli unë u përlota e mbaj mend se edhe asaj iu mbushën sytë me lot. U ndamë shumë mirë pavarësisht se ça kemi kaluar, e kam nominuar dhe më ka nominuar.
